Hamiti: Targat ilegale të strukturave paralele serbe janë të papranueshme

Aktuale

Hamiti: Targat ilegale të strukturave paralele serbe janë të papranueshme

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 18:51
Muhamet Hamiti

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovë, Muhamet Hamiti, ka thënë se targat ilegale në Kosovë janë të papranueshme.

Ai, përmes një postimi në Facebook, pati kritika edhe për letërnjoftimet ilegale të strukturave paralele serbe, për të cilat tha se janë shkelje e jo sundim i ligjit në Kosovë.

“Targat ilegale të strukturave paralele serbe janë të papranueshme.

Pse u pranuan letërnjoftimet ilegale të këtyre strukturave të Serbisë për Kosovë? – Pranimi i këtyre letërnjoftimeve ilegale është shkelje e ligjit në Kosovë. Jo sundim i ligjit”, ka shkruar Hamiti në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat