Mirëpritet marrëveshja për targat: Ky ishte një nga momentet kyçe në historinë e dialogut Kosovë-Serbi!

Aktuale

Mirëpritet marrëveshja për targat: Ky ishte një nga momentet kyçe në historinë e dialogut Kosovë-Serbi!

Nga: A.M. Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 07:57
Foto nga takimi në Bruksel

Mbrëmë në Bruksel, u arrit një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për targat.

E për këtë reagoi edhe Demush Shasha, drejtor në Institutin EPIK.

Ai në një shkrim në Facebook radhiti gjashtë elementet kyç të marrëveshjes Kosovë-Serbi, përcjell “Bota sot”.

“Po ashtu, marrëveshja akomodon interesat kyçe të Kosovës (njohje) dhe të Serbisë (Asociacionin). Nëse kjo marrëveshje respektohet gjatë javëve dhe muajve në vijim, në të ardhmen ditën e sotme do të kujtojmë si një nga momentet kyçe në kronologjinë e dialogut”, shkroi Shasha.

Postimi i plotë

Marrëveshja e sotme dhe ajo për të cilën palët nuk u dakorduan me 21 nëntor dallojnë thelbësisht. Për të kuptuar dallimet duhet krahasuar tekstin e marrëveshjes së dështuar të 21 nëntori dhe marrëveshjes së sotme. Dhe në këtë drejtim, Vuçiqi pa dashje na ka ndihmuar. Menjëherë pas takimit të dështuar të 21 nëntori Vuçiqi ka mbajtur konferencë për shtyp ku ka lexuar fjalë për fjalë deklaratën e Borellit të cilën Kurti kishte refuzuar. Deklarata ishte shume e shkurtër (dy paragrafë):

“Nën fasilitimin e BE-së palët janë pajtuar me masat për të evituar eskalimet e mëtutjeshme. Kjo nënkupton se Serbia do të ndalet së lëshuari targa ilegale me shkurtesat e qyteteve të Kosovës, dhe Kosova do të pushojë çfarëdo veprimi lidhur me riregjistrimin e veturave.

Kjo marrëveshje lejon palëve të dakordojnë zgjidhje të qëndrueshme për çështjen e targave në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve. Gjatë ditëve në vijim unë do të ftoj palët në Bruksel për tu dakorduar për hapat e ardhshëm”.

Pra në thelb marrëveshja e dështuar e 21 nëntorit ishte ekskluzivisht e fokusuar në targat. Kjo ishte edhe arsyeja të cilën e citoj Kurti kur arsyetoj refuzimin e saj. Kurti ka dashur një marrëveshje më gjithëpërfshirëse që fokusohet në propozimin

.

Në këtë sfond, marrëveshja sotme është me gjithëpërfshirëse (pesë paragraf) dhe në thelb nuk ka targat, por propozimin

. Këto janë gjashtë elementet kyçe të marrëveshjes.

E para: palët janë pajtuar “për t’u koncentruar në çështje urgjente, në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve”. Ky është akomodim i insistimit të Kurtit për fokusimin urgjent në pikturën e madhe (njohja) dhe jo në çështje triviale (targat).

E dyta: “siç është prezantuar këtë shtator nga BE-ja dhe mbështetur nga Franca dhe Gjermania”. Këtu marrëveshja i referohet tekstit specifik (propozimit

) të prezantuar në një kohë specifike (shtator). Kjo praktikisht çimenton propozimin

si gurëthemel i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

E treta: “Bashkimi Evropian do të sigurohet që çështjet kryesore dhe parimet e lidhura me normalizimin do të adresohen në kontest të propozimit”. Kjo përsëri është akomodim i insistimit të Kurtit që dialogu të fokusohet në “vlerat dhe parimet universale” dhe të mos konsumohet me detaje ad-hoc.

E katërta: “Palët e kuptojnë që të gjitha marrëveshjet e arritura në të kaluarën duhet të zbatohen.” Kjo fjali në dukje naive bart shume peshë. Në një anë, kjo akomodon insistimin e Vuçiqit për themelimin e Asociacionit. Në anën tjetër, kjo është hera e parë që Kurti pranon me shkrim zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të dialogut, përfshirë Asociacionin. Sidoqoftë, pikëpyetje mbetet çfarë Asociacioni? Ai që është dakorduar në Bruksel, apo ky që është vendosur nga Gjykata Kushtetuese? Teksti i dakorduar është mjaft i gjerë për të nënkuptuar 100 versione të ndryshme të Asociacionit. Sdq, kjo mbetet për të ardhmen.

E pesta: “Do t’i ftoj palët në ditët në vijim që t’i diskutojmë hapat e ardhshëm, brenda kornizave të propozimit, me qëllimin që t’i prezantojmë rezultatet para Grupit të Veçantë të radhës për Normalizimin dhe për përditësimin e ardhshëm për kapitullin 35 për Serbinë.” Këtu janë tre elemente. E para: vëni re se përsëri thelbi është propozimi

. E dyta: vëni re afatin specifik kohor “ditët në vijim”. Dhe e treta, vëni re ndërlidhjen me mekanizmat formal sikur GV për dialog në rastin e

dhe kapitullin 35 në rastin e

. Të tri këto elemente indikojnë se propozimi

është duke u shndërruar me shpejtësi nga një propozim joformal (non-paper) në kornizën zyrtare të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve (marrëveshja finale).

Dhe e gjashta: “Në rast të bllokimit nga cilado palë, ndërmjetësuesi i BE-së mund ta përfundojë procesin.” Kjo nuk është risi, pasi që ndërmjetësuesi ka pasur këtë mandat çdo herë, por nënvizimi i tij publik indikon mjedis të ndryshuar dhe më strikt politik për palët e përfshira.

Në përfundim, marrëveshja e sotme çimenton propozimin

si gurëthemel i dialogut me Serbinë. Po ashtu, marrëveshja akomodon interesat kyçe të Kosovës (njohje) dhe të Serbisë (Asociacionin). Nëse kjo marrëveshje respektohet gjatë javëve dhe muajve në vijim, në të ardhmen ditën e sotme do të kujtojmë si një nga momentet kyçe në kronologjinë e dialogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat