Analistët thonë se formimi i Asociacionit duhet të kushtëzohet me njohjen

Aktuale

Analistët thonë se formimi i Asociacionit duhet të kushtëzohet me njohjen

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 22:16
Pamje nga Brukseli

Njohësit e çështjeve politike ka thënë se Kosova duhet ta kushtëzojë formimin e Asociacionit me njohje nga Serbia.

Ata duke komentuar marrëveshjet e fundit në Bruksel dhe planin franko-gjerman, kanë thënë se duhet unitet në këtë çështje.

Arton Demhasaj, ka thënë se ka qenë një konsensus që për Asociacionin mos të diskutohet pa marrë njohje reciproke. Ndërsa, sipas tij tash po diskutohet për formimin e tij, e që sipas Demhasaj ky është një gabim strategjik.

“Marrëveshja nuk e ka njohjen reciproke hiq, mirëpo ne vazhdimisht e kemi pasur një lloj konsensusi të gjerë që nuk duhet në asnjë mënyrë të krijojmë Asociacionin pa marrë njohjen reciproke dhe tash po diskutojmë që Asociacioni do të krijohet domosdoshmërish edhe atëherë pa ardh njohja reciproke, pra ku është strategjia jonë në këtë proces të dialogut. Duhet ta krijojmë Asociacionin sepse është obligim në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese mirëpo pas njohjes reciproke”, tha Demhasaj.

Edhe politologu, Dritëro Arifi tha se duhet kushtëzuar formimin e Asociacionit me njohjen reciproke.

Ai tha se për këtë duhet konsensus.

“Ka një avantazh edhe nëse ka energji kryeministri me përballur presionin dhe nëse opozita i qëndron mbrapa mos me formu Asociacionin nëse nuk njohje. Ekziston një probabilitet që nëse ka njohje e formojmë nëse s’ka nuk e formojmë.”, tha Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat