Sulmi ndaj të moshuares në Pejë, Gjykata Supreme jep lajmin e fundit për infermieret

Aktuale

Sulmi ndaj të moshuares në Pejë, Gjykata Supreme jep lajmin e fundit për infermieret

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Gjykata Supreme i ka liruar nga paraburgimi tri infermieret e përfshira në sulmin fizik ndaj një të moshuare në Pejë.

Lajmin për median e ka konfirmuar zyrtarja për informim e Gjykatës Supreme, Antigona Uka-Lutfiu.

Tutje Uka-Lutfiu tha se pas pak  Gjykata Supreme do të publikojë edhe vendimin.

Kujtojmë se, tri infermiereve të dyshuara të përfshira në këtë rast, Aurona Pelaj, Altina Rexhepi, dhe Remzije Kuqi – Gashi, i ishte caktuar masa e paraburgimit prej një muaji më 2 nëntor nga Gjykata e Pejës.

Shtëpia për të Moshuar “Orenda” në Pejë, ku ka ndodhur ngjarja, është mbyllur zyrtarisht nga institucionet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat