Reagon diplomati shqiptar për marrëveshjen Kosovë – Serbi/ Ky është hapi i radhës që do të ndodhë!

Aktuale

Reagon diplomati shqiptar për marrëveshjen Kosovë – Serbi/ Ky është hapi i radhës që do të ndodhë!

Nga: M.H. Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 09:54
Islam Lauka

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Laukës ky është një vendim realist i qeverisë së Kosovës, pasi është e njejta që e kërkuan ndërkombëtarët, përcjell “Bota sot”.

Gjithashtu ish-ambasadori thotë që me këtë vendim i hapet rruga diskutimit të planit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Postimi i plotë

Vendim realist i qeverisë së Kosovës

Më së fundi, u arrit marrëveshja Kosovë-Serbi për targat: Prishtina heq dorë nga riregjistrimi i tyre, Beogradi angazhohet që të mos lëshojë targa të reja për serbët e Kosovës. Në thelb, këtë kërkonin aleatet tanë strategjikë, Brukseli dhe Uashingtoni.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje dëshmon për qëndrimin realist të qeverisë së Kosovës, e cila, duket se arrriti në përfundimin e drejtë se në situatën e tanishme gjeopolitike (konflikti në Ukrainë) është jo produktiv gozhdimi pas objektivave maksimaliste.

Me këtë vendim i hapet rruga diskutimit te planit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, i cili, pavarësisht se nuk është siç ne do ta dëshironim, është më i miri i mundshëm në situatën aktuale kritike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat