Demhasaj: Themelimi i Asociacionit të shtyhet deri tek një marrëveshje finale me njohje reciproke

Aktuale

Demhasaj: Themelimi i Asociacionit të shtyhet deri tek një marrëveshje finale me njohje reciproke

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 11:17
Arton Demhasaj

Themelimi i Asociacionit sipas njohësit të çështjeve politike, Arton Demhasaj duhet të shtyhet deri tek një marrëveshje finale me njohje reciproke.

Demhasaj tha se aleatët po e kërkojnë themelimin e Asociacionit, por problemi është si të realizohet.

“Marrëveshja ende nuk është publikuar në publik për ta analizuar në versionin zyrtar por një version që po qarkullon aty është një paragraf flet për zbatim të marrëveshjeve të arritura në Bruksel  që i bie edhe dakoordim i marrëveshjes të asociacionit. Stano, Lajçak po e thonë që duhet me e bërë Asociacionin, problemi është si të bëhet. Nëse është në komfor më Gjykatën Kushtetuese nuk është problem por duhet të shtyhet deri tek një  marrëveshja finale që e ka njohjen reciproke”, thotë Demhasaj.

Presioni ndaj Kosovës për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe është rritur dhe nga komuniteti ndërkombëtar kanë thënë se në Evropë ka modele të ndryshme, të cilat do të mund të aplikoheshin edhe në rastin e këtij asociacioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat