Dorëheqje në AAK, e gjithë kryesia e një nëndege largohen nga partia e Haradinajt

Aktuale

Dorëheqje në AAK, e gjithë kryesia e një nëndege largohen nga partia e Haradinajt

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 17:36
AAK

E gjithë nëndega e AAK’së në Has të Prizrenit kanë dhënë dorëheqje nga partia.

Këtë e ka bërë të ditur asambleisti i AAK-së në Prizren, Besnik Baldedaj.

I njëjti ka deklaruar se vendimin e tij për t’u larguar e bazoi në faktin se është ndier i anashkaluar nga AAK’ja.

“Rrugët tona ndahen këtu sepse unë më tutje nuk besoj në projektin dhe vizionin e AAK-së me theksë të veqantë “degës në Prizren”, e cila e nëvlersoj anashkaloji gjithë këtë kontribut timin, kontributi ynë mëtutjeshëm aty, nuk do të jetë më i sinqertë”, njofti Baldedaj.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë dhe përkrahësit e mi,

Me shumë keqardhje më duhet t’ju njoftoj se sot, që nga ky moment unë s’bashku me kryesinë e nëndegës së AAk’së në Dedaj (regjioni i Hasit) japim dorëheqje të pa revokueshme nga të gjitha strukturat dhe funksionet e AAK-së”.

Vendimi për t’u larguar nga shtëpia të cilën edhe vet e kam ndërtuar, si një ndër asambleistët më të votuar të listës së AAK-së dhe Dedaj një nëndegë me aktive e këtij subjketi politik në Prizren nuk ishte aspak i lehtë.

Por rrugët tona ndahen këtu sepse unë më tutje nuk besoj në projektin dhe vizionin e AAK-së me theksë të veqantë “degës në Prizren”, e cila e nëvlersoj anashkaloji gjithë këtë kontribut timin, kontributi ynë mëtutjeshëm aty, nuk do të jetë më i sinqertë.

Votuesve të AAK-së dhe mbështetësve të mi, ju falënderohem nga zemra për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për mua, me dëshirën që të takohemi sërish në rrethana më të mira!

Ne politik vota te mban.

I juaji.Besnik Baldedaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat