Haradinaj: Nuk do të qëndrojmë vëzhgues ndaj procesit të dialogut

Aktuale

Haradinaj: Nuk do të qëndrojmë vëzhgues ndaj procesit të dialogut

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 19:31
Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, tha se pas angazhimit të shtuar ndërkombëtar arritja e marrëveshjes për njohje reciproke me Serbinë ka marrë dinamikë të re.

Haradinaj tha se do të qëndrojnë vëzhgues ndaj procesit të dialogut por do ta kryejnë me dinjitet rolin e tyre opozitar.

“Gjatë bashkëbisedimit kam sqaruar dhe pjesët kryesore të marrëveshjes së propozuar Kosovë – Serbi dhe për këshillat që i kam dhënë kryeministrit të vendit për menaxhimin sa më të mirë të këtij procesi të rëndësishëm per ne dhe brezat që vijnë.

Ne nuk do të qëndrojmë vëzhgues ndaj procesit të dialogut, por as përballë krizës së rëndë ekonomike e energjetike dhe paaftësisë së qeverisë për të marrë masat dhe veprimet e duhura, por do të kryejmë me dinjitet rolin tonë opozitar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat