“Skandal”/ Veprimtari nga Amerika i reagon ashpër Konjufcës që nuk përmendi Presidentin Rugova!

Aktuale

“Skandal”/ Veprimtari nga Amerika i reagon ashpër Konjufcës që nuk përmendi Presidentin Rugova!

Nga: M.H. Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 23:18
Glauk Konjufca

Për nderë të 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në Tiranë u zhvillua mbledhja e parë e përbashkët mes Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.

Mbledhjen e dy kuvendeve e përshëndetën kryetarët e grupeve parlamentare të kuvendeve, të Kosovës dhe Shqipërisë.

Vëmendjen e mori fjalimi i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili përmendi historinë e popullit të Kosovës por nuk përmendi presidentin historik , Ibrahim Rugova.

E në lidhje me këtë ka reaguar veprimtari nga Amerika, Ramazan Bekteshi.

Ai përmes një postimi në Facebook e quajti “skandal” këtë fjalim të Konjufcës, përcjell “Bota sot”.

Bekteshi i kërkon Konjufcës të kërkon falje nëse ishte një harresë rasti.

Postimi i plotë

Jo Glauk, harresa e emrit të Presidentit Rugova në Parlamentin e Shqipërisë ishte skandal, kërko falje nëse ishte harresë rasti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat