​Berisha-Kurtit: Propaganda iu ka shërbyer liderëve komunistë, por ti nuk e ki atë fat

Aktuale

​Berisha-Kurtit: Propaganda iu ka shërbyer liderëve komunistë, por ti nuk e ki atë fat

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 14:00
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka ftuar Qeverinë e Kosovës të mos bëjë marrëveshje të dëmshme për vendin me Serbinë.

Sipas tij, propaganda iu ka shërbye liderëve komunistë të qëndrojnë gjatë në pushtet, por sipas Berishës këtë fat nuk e ka Kurti.

Berisha: Propaganda iu ka shërbyer liderëve komunistë të qëndrojnë gjatë në pushtet, ti s’e ki atë fat

“Propaganda iu ka shërbyer liderëve komunistë dhe kanë qëndruar shumë gjatë në pushtet falënderuar asaj propagande që është mbështetur edhe nga dhuna, por ti nuk e ki atë fat, sepse populli i ka 20 vjet që po jeton në vlerat e lirisë dhe tani i kemi disa gjenerata që nuk i besojnë shumë gjatë propagandave dhe mashtrimit. Kryeministri, më lehtë e ka pasur t’i shtyjë proceset që ishin në përmbyllje e sipër deri në fund sesa t’i ktheni prapa e t’i prishni siç e keni bërë për faqe të zezë, andaj merr iniciativën dhe kryej edhe ato pak punë që kanë mbetur për ta bërë Kosovën një shtet të zhvilluar dhe demokratik. Mbylle dialogun dhe ndaj rrugët me Serbinë, sepse ndryshe nga ti kur ishte në opozitë sot e keni një opozitë shumë konstruktive dhe që po të mbështetë, por mos vazhdo dhe mos pretendoni të bëni marrëveshje të dëmshme për vendin siç janë këto dakordimet e fundit”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat