Reagimi i ashpër i Bleron Baraliut për Albin Kurtin: Mos na fyej inteligjencën

Aktuale

Reagimi i ashpër i Bleron Baraliut për Albin Kurtin: Mos na fyej inteligjencën

Nga: N. Sh. Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 17:31
Bleron Baraliu

Analisti politik Bleron Baraliu, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Baraliu përmes një postimi në Facebook, është treguar i ashpër pas një deklarate të kryeministrit Kurti i cili e bëri pas lajmin se qytetarët e Kosovës, mund të udhëtojnë pa viza në vitin 2024.

Ai thotë se, drita jeshile për liberalizimin e vizave ka ardhur pas forcimit të sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit.

“Albin Kurti - mos na e fyej inteligjencën me këtë pallavër: e vetmja arsye për mosliberalizim të vizave për Kosovën deri më tash ka qenë asgjë tjetër veç se racizmi evropian dhe trajtimi diskriminues ndaj shqiptarëve. S’ka kurrfarë progresi të ri të qeverisë udhëhequr nga ti që ka ndryshuar qasje, përveç nëse mund të themi koncesionet e fundit në dialog - por as këtë nuk e besoj”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat