Ramush Haradinaj i pikëlluar pas vdekjes së Seremb Gjergjit

Aktuale

Ramush Haradinaj i pikëlluar pas vdekjes së Seremb Gjergjit

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 11:58
Ramush Haradinaj

Sot ka ndërruar jetë gazetari dhe publicisti i njohur Seremb Gjergji.

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, ka thënë se me pikëllim e ka marrë lajmin e vdekjes së hershme të tij.

Haradinaj i ka shprehur ngushëllime familjes Gjergji, miqve e farefisit si dhe komunitetit të gazetarëve të Kosovës.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e hershme të gazetarit e publicistit, Seremb Gjergji.

Me këtë rast, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Gjergji, miqve e farefisit si dhe komunitetit të gazetarëve të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat