Dy kushtet e SHBA-së për Ballkanin e Hapur, Serbia t’i njohë si ndërkombëtarë kufijtë me Kosovën e Republika Srpska-n

Aktuale

Dy kushtet e SHBA-së për Ballkanin e Hapur, Serbia t’i njohë si ndërkombëtarë kufijtë me Kosovën e Republika Srpska-n

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 13:31
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë hequr dorë nga Ballkani i Hapur, por e mbështesin atë me dy kushte. Zëvendësndihmës Sekretari Gabriel Escobar, gjatë një diskutimi në Atlantic Council, ka thënë se Kosova aty duhet jetë krejtësisht e barabaratë. Diplomati amerikan ka thënë se Vuçiq është zotuar se do ta pranojë këtë dhe se tani SHBA është duke e testuar zotimin e tij. Po ashtu, Esobar ka thënë se Serbia duhet t’i njohë kufijtë me Republika Srpska’n dhe Kosovën Veriore si kufij ndërkombëtarë.

Ballkani i Hapur nuk ka vdekur si ide, por që ta pranojnë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbia duhet t’i plotësojë dy kushtet që i kanë kërkuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Zëvendësndihmës Sekretari Gabriel Escobar në një diskutim në Atlantic Council ka theksuar se Kosova aty duhet të prezantohet pa ndonjë limitim siç është puna e fusnotës.

“Për Ballkanin e Hapur kemi thënë se e mbështesim vetëm nën dy kushte: njëri është që të jetë i hapur për të gjithë, i hapur për të gjithë si anëtar i plotë. Sfidat e CRM (Common Regional Market dhe RCC (Regional Cooperation Council) dhe mekanizmave tjerë është se vendosin limitime për anëatrësimin e Kosovës.

Nuk duhet të ketë, ata duhet të jenë anëtar i plotë i të gjitha institucioneve. Kjo është një nga gjërat që duhet ta testojmë, duhet ta testojmë zotimin e Presidentit Vuçiq që Kosova të jetë anëtare e plotë dhe t’i pranojë dokumentet që i lëshon Qeveria e tyre [Kosovës]”, ka thënë Esobar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat