Kush është ish-menaxheri i Thesarit,që u dënua me 11 vite burgim?

Aktuale

Kush është ish-menaxheri i Thesarit,që u dënua me 11 vite burgim?

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 14:57
Labinot Gruda

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Labinot Gruda dhe Kadri Shala, për vjedhjen e 2 milionë e 77 mijë e 995 euro e 90 centë nga Thesari i Shtetit, duke i dënuar me 21 vite burgim dhe 41 mijë e 500 euro gjobë.

Labinot Gruda u dënua me 11 vite burgim, ndërkaq Kadri Shala me 10 vite burgim.

Por, kush është Labinot Gruda?

Ai është një ish-zyrtar i Ministrisë së Financave, me të kaluar politike në Komunën e Drenasit. Aty kishte shërbyer si drejtor komunal.

Gruda, asnjëherë nuk kishte hezituar të shfaqë përkrahjen për Partinë Demokratike të Kosovës. Për një kohë, kishte udhëhequr drejtorinë për Buxhet dhe Financa në Komunën e Drenasit.

Por në nëntor të viti 2018 ai ishte larguar nga kjo pozitë për arsye personale.

Pa i mbushur tri vjet stazh pune, në janar të vitit 2013, Gruda ishte avancua në detyrë si menaxher i Tavolinës Ndihmese në Thesarin e Kosovës.

Më 20 tetor të 2020 ish-punëtori i Thesarit, Labinot Gruda u arrestua, nën dyshimin, se përmes katër transaksioneve e ka bërë transferimin e 2.1 milionë eurove.

Më 23 tetor, 2020, Labinot Gruda u deklarua i pafajshëm në gjykatë. Ai tha se ndihet plotësisht i pafajshëm dhe se pretendimet për këtë shumë parash “nuk kanë të bëjnë aspak” me të.

Ndërsa me 25 shkurt Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se deri në atë kohë ka ngrirë rreth 600 mijë euro.

Në kuadër të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, sipas Prokurorisë Speciale janë bërë dy kërkesa adresuar autoriteteve të Turqisë, lidhur me transferin prej 440.000 eurove, të realizuara nga llogaria e “LDA Group Sh.p,k”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat