Aplikimi i Kosovës për anëtarësim, BE: I mbetet Këshillit ta marr në konsideratë

Aktuale

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim, BE: I mbetet Këshillit ta marr në konsideratë

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 14:12
Ilustrim

Bashkimi Evropian tha se është në dijeni të synimeve të Kosovës për të paraqitur aplikimin për anëtarësim në Union, por e ka qartësuar se Traktati i BE-së përcakton procedurat për përafrim për anëtarësim.

Këtë e ka konfirmuar një zëdhënëse e BE-së, Ana Pisonero, në një konferencë me gazetarë në Bruksel duke thënë se i mbetet Këshillit që ta marrë në konsideratë aplikimin sapo ta pranojë. Pisonero e konfirmoi takimin e komisionerit për zgjerim Oliver Varhelyi me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

“Mendoj se Kosova ka dal publikisht me qëllimin e saj për të aplikuar për anëtarësim në BE. Ju e dini se Traktati i BE-së është i qartë sa i përket procedurave të përafrimit për anëtarësim në BE, dhe i  mbetet Këshillit që sapo t’i pranojë aplikacionet t’i konsiderojë ato”, tha Pisonero.

Zëvendës kryeministri I Kosovës, Besnik Bislimi, po qëndron në Bruksel për një vizitë zyrtare dhe është bërë me dije se vizita e tij përputhet me synimet e Kosovës për të paraqitur aplikimin për anëtarësim në BE. Kryeministri Kurti ka bërë me dije se Kosova do të aplikojë për anëtarësim përpara fundit të këtij viti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat