Rexhaj: Po të ishte në dorën time, tani do e shpallja Listën Serbe si organizatë terroriste

Aktuale

Rexhaj: Po të ishte në dorën time, tani do e shpallja Listën Serbe si organizatë terroriste

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 21:52
Arbër Rexhaj

Deputeti Arbër Rexhaj ka folur rreth ngjarjeve të fundit të zhvilluara në Kosovë.

Rexhaj ndër të tjera ka analizuar edhe gjendjen në veri dhe sulmet e shpërthimet që po ndodhin në këtë pjesë të Republikës së Kosovës, duke thënë që Listën Serbe do ta shpallja organizatë terroriste.

“Po të ishte në dorën time tash do të hyja në Kuvend dhe do ta shpallja organizatë terroriste, pra me vullnetin më të plotë e me dëshirën më të madhe. Unë mendoj që Kosova po përballet direkt me Serbinë sepse ato banda kriminale, bandat kriminale në Mitrovicën e Veriut sidomos ato të cilat nuk janë një-nacionale edhe po të jenë një-nacionale janë të arrestuar në baza ditore për veprimtari të paligjshme ato e kemi bërë. Por një gjë se cfarë po ndodh është organizim tërrorist drejtpërdrejt i shtetit të Serbisë, pra mbi territorin e Kosovës.”  u shpreh Rexhaj.

Tutje, ai tha komentoi edhe deklaratën e përfaqësuesit të ashtuquajturës zyrë serbe për Kosovën, Petar Petkoviq kur tha që në Kosovë ka ndodhur okupim nga Policia e Kosovës.

“Unë dje e dëgjova një deklaratë nga Petkoviqi, kur tha që atje po ndodh okupimi nga Policia, për cfarë okupimi po flasim, aty nuk ka okupim aty po shkon Policia. Duhet thënë e vërteta, e vërteta është që Policia e Kosovës atje shkon edhe në baza ditore dhe e mban rendin dhe realisht edhe ligjin në veri të vendit pra përtej saj Policia e Kosovës nuk e ka marrë asnjë veprim të dhunshëm qoftë ndaj një qytetari të vet” theksoi deputeti i LVV-së.

Ai më pas të gjitha sulmet dhe shpërthimet tha që janë veprime terrori që Serbia po i bën kunddrejt qytetarëve serb, dhe në anën tjetër vlerësoi angazhimin e institucioneve të Kosovës dhe Policinë për punën që bënë në kë të pjesë të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat