​Qetë në veri të Mitrovicës, përveç Policisë së Kosovës edhe KFOR-i dhe EULEX-i prezent atje

Aktuale

​Qetë në veri të Mitrovicës, përveç Policisë së Kosovës edhe KFOR-i dhe EULEX-i prezent atje

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

Përkundër shpërthimeve dhe të shtënave gjatë natës në afërsi të Zveçanit dhe Zubin Potokut, situata e përgjithshme e sigurisë në veri të Mitrovicës, aktualisht është e qetë dhe pa ndonjë problem.

Nëpër lagjet me popullatë të përzier janë të vendosura forcat e Policisë së Kosovës, të cilat po kujdesen për qetësi dhe rend publik, ndërsa për dallim nga ditët e kaluara, sot vërehet më shumë prezenca e KFOR-it dhe pjesëtarëve të EULEX-it.

Pak qytetarë shihen nëpër rrugët e veriut, ndërsa forca të shtuara të Policisë së Kosovës dhe karabinierë italianë ndodhen mbi urën kryesore të Ibrit në këtë qytet.

Ndërkohë, rrugët për Bërnjak dhe Jarinje vazhdojnë të mbesin të bllokuara nga barrikadat e vendosura nga serbët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat