Alarmon Pandeli Majko: Serbia po zhvillon këtë skenar në veri të Kosovës, të mos nënvlerësohet Vuçiqi

Aktuale

Alarmon Pandeli Majko: Serbia po zhvillon këtë skenar në veri të Kosovës, të mos nënvlerësohet Vuçiqi

Nga: A.ZH Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 12:01
Pandeli Majko

Deputeti i Partisë Partisë Socialiste në Shqipëri, Pandeli Majko, ka reaguar për zhvillimet e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se Serbia po zhvillon skenarin e Donbasit, në veri të Kosovës, përcjell Bota sot.

Ish-ministri i Mbrojtjes, ka këshilluar që të mos nënvlerësohet presidenti serb Alekandar Vuçiq.

“Serbia ka filluar një "lodër" të vjetër në kushte të “reja" me Perëndimin.

Në veriun e Kosovës po zhvillohet "skenari" i Donbasit në Ukrainë.

Asnjëherë, nuk duhet nënvlerësuar dikush që mbivlerëson veten.

Në këtë rast, ai quhet Aleksandër Vuçiq!”, ka shkruar ish-kryeministri shqiptar, në një postim në Facebook.

Veriu i Kosovës vazhdon të jetë i bllokuar që nga dje, pasi serbët kanë vendosur barrikada në rrugë. Ato u vendosën, pas arrestimit të ish-policit serb Dejan Pantiq nga Policia e Kosovës, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer “sulmin terrorist në veri të vendit”.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se Kosova nuk kërkon konflikt, por territorin e saj do ta mbrojë me vendosmëri dhe forcë, përcjell Bota sot.

“Presidenti dhe kryeministrja e Serbisë kanë kërcënuar edhe me agresion ushtarak, duke kërkuar që ushtria serbe të kthehet në territorin tonë. Ne nuk kërkojmë konflikt, por dialog dhe paqe. Por më lejoni të jem i qartë: Republika e Kosovës do të mbrohet me vendosmëridhe forcë”, ka shkruar Kurti./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat