Sveçla jep detaje për veriun: Mbrëmë u ngritën gjashtë barrikada, u hodhën shok-bomba e pati shkëmbime zjarri

Aktuale

Sveçla jep detaje për veriun: Mbrëmë u ngritën gjashtë barrikada, u hodhën shok-bomba e pati shkëmbime zjarri

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 13:39
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se mbrëmjen e 10 dhjetorit janë ngritur gjashtë barrikada në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Ai tha se pikëkalimet kufitare Jarinje dhe Bërnjak janë ende të mbyllura për arsye sigurie.

Sipas tij, barrikadat janë vendosur pas arrestimit të ish-polici i PK-së, Dejan Pantiq, me arsye, siç tha ai, pengimin që Pantiq të dërgohej në jug, pas caktimit të masës së ndalimit prej 48-orësh.

Ai tha gjithashtu se mbrëmjen e 10 dhjetorit është shkëmbyer zjarr afër digës së Ujmanit.

“Në disa lokacione janë hedhur shok-bomba, ndërsa njësitet policore kanë shkëmbyer zjarr me disa grupe kriminale pas një sërë sulmesh të organizuara nga këto grupe, pranë digës së liqenit të Ujmanit. Pas shkëmbimit të zjarrit situata është vënë nën kontroll dhe është nën vëzhgim shtesë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat