Tensionet në veri/ Krasniqi: Këto janë pikat që zbuloi Vuçiq në fjalën e tij, ja çka po duan serbët

Aktuale

Tensionet në veri/ Krasniqi: Këto janë pikat që zbuloi Vuçiq në fjalën e tij, ja çka po duan serbët

Nga: A.SH Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 14:51
Milazim Krasniqi

Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka thënë se nga fjala e mbrëmshme e Vuçiqit ishte për destabilizimin dhe shkatërrimin e Kosovës së shtet.

Sipas tij, “fatkeqësisht Osmani dhe Kurti kanë rënë në skemën ruso-serbe të konfliktit dhe e ka humbur besimin e faktorëve ndërkombëtar”.

Shkrimi në Facebook:

NGA LOJA BIZARE ME TARGAT DREJT UKRAINIZIMIT A FEDERALIZIMIT?/ Fjala e mbrëmshme e Vuçiqit, ishte në vazhdën e politikës së njohur të destabilizimit dhe shkatërrimit të Kosovës si shtet. Ai zbuloi këto pika: 1. U ka shkruar letra të veçanta pesë shteteve që nuk e njohin Kosovën, me kërkesë që ta minojnë çdo proces të integrimit a anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian, 2. Do t’i drejtojë kërkesë KFOR-it për të lejuar kthimin e ushtarëve serbë në Kosovë, sipas rezolutës 1244 të KS të OKB-së, 3. Inkurajoi serbët lokalë të rezistojnë dhe të minojnë stabilitetin e Kosovës, me barrikada e forma të tjera të mosdëgjueshmërisë e rebelimit, 4. Garantoi se ndihma e Serbisë për ta do të jetë në pajtim me sloganin “Nuk ka dorëzim.” Ndërsa parulla “Nuk mund ta durojnë më tutje zullumin” ishte asocim me kohët e kaluara ( “buna protiv dahija” e që arrin deri te justifikimi i gjenocidit serb në Bosnje. 5. Pohoi se të gjithë serbët e larguar nga insitucionet e Kosovës tashmë marrin rroga nga Serbia, plus “shtesën kosovare” prej 50 %. 6. Fotografitë e prezentuara ishin në funksion të mobilizimit naciona-shovenist si në vitet 80, me fotot e Gjorgje Martinoviqit, gruas me kallashnjikov në fshatin Prekallë dhe morbiditeteve të tjera propagandistike serbe, të cilat kombin serb e histerizojnë deri në amok.

Konkudim: Fatkeqësisht qeveria Kurti-Osmani ka hyrë në skemën ruso-serbe të konfliktit dhe e ka humbur besimin e faktorëve ndërkombëtar. Dështimet me targat dhe me shtyrjen e zgjedhjeve në veri e kanë bërë të duket e pafuqishme dhe e vetmuar. Kjo e ka trimëruar edhe më shumë Vuçiqin dhe Serbinë. Tash po duan ukrainizimin e Kosovës dhe më tutje federalizimin e saj. E vetmja mundësi që të ndalet disi agresioni i ri serb kundër Kosovës është nëse e ndalë SHBA e NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat