Krasniqi: Është e sigurt që Vuçiq ka urdhëruar ngritjen e barrikadave në rrugë

Aktuale

Krasniqi: Është e sigurt që Vuçiq ka urdhëruar ngritjen e barrikadave në rrugë

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 13:37
Milazim Krasniqi

Profesori Universitar, Milazim Krasniqi ka shkuar rreth deklaratës së Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili ka thënë se nuk ka urdhëruar barrikadat.

Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook, ka hedhur poshtë këtë deklaratë të tij, duke thënë se ‘çdo kush e di që në Serbi dhe për serbët pyetet vetëm Vuçiqi’.

Ai tutje ka thënë se është e sigurtë që Vuqiç ka urdhëruar ngritjen e barrikadave në rrugë.

“Vuçiqi mbrëmë deklaroi se Serbia nuk i ka urdhëruar barrikadat. Ama çdo kush e di që në Serbi dhe për serbët pyetet vetëm Vuçiqi. Asnjë veprim nuk bëhet pa lejen e tij. Prandaj është e sigurt që ai ka urdhëruar ngritjen e barrikadave në rrugë. Faktorët ndërkombëtar me siguri e dinë edhe më mirë dhe pritet ta adresojnë përgjegjësinë e tij luftënxitëse”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat