Ndahen 2.8 milionë euro për kompenzimin e dëmeve nga fatkeqsitë natyrore në bujqësi

Aktuale

Ndahen 2.8 milionë euro për kompenzimin e dëmeve nga fatkeqsitë natyrore në bujqësi

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 12:09
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci njofton se sot në mbledhjen e Qeverisë u ndanë 2.8 milionë euro për kompenzimin e dëmeve nga fatkeqsitë natyrore në bujqësi.

Ai thotë se “kompenzim të dëmeve në vlerë prej 2.826.464,05 euro, do të përfitojnë mbështetje fermerët nga 22 komuna të Republikës së Kosovës e që janë: Komuna e Deçanit, Drenasit, Ferizajt, Gjakovës, Gjilanit, Istogut, Junikut, Kamenicës, Leposaviqit, Lipjanit, Malishevës, Mitrovicës, Novobërdës, Komuna e Obiliqit, Pejës, Podujevës, Prishtinës, e Rahovecit, Shtimes, Skënderajt, e Vitisë dhe Komuna e Vushtrrisë”.

Njoftimi i plotë:

2.8 milion euro për kompenzimin e dëmeve nga fatkeqsitë natyrore në bujqësi!

Ministria e Bujqësisë mbulon 82% të dëmeve në bujqësi për 22 Komuna, në vlerë prej më shumë se 2.8 milionë €.

Me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, sot në mbledhje të Qeverisë, miratuam propozim-vendimin për kompenzimin e dëmeve në bujqësi të shkaktuara nga fatkeqsitë natyrore.

Kompenzim të dëmeve në vlerë prej 2.826.464,05 euro, do të përfitojnë mbështetje fermerët nga 22 komuna të Republikës së Kosovës e që janë: Komuna e Deçanit, Drenasit, Ferizajt, Gjakovës, Gjilanit, Istogut, Junikut, Kamenicës, Leposaviqit, Lipjanit, Malishevës, Mitrovicës, Novobërdës, Komuna e Obiliqit, Pejës, Podujevës, Prishtinës, e Rahovecit, Shtimes, Skënderajt, e Vitisë dhe Komuna e Vushtrrisë.

Vlerësimi është realizuar nga Komisioni i Ministrisë, bazuar në raportet të cilat komunat e prekura i kanë sjellë. Në mënyrë që vlerësimi të jetë sa më korrekt dhe gjithëpërfshirës kemi hartuar udhëzuesin për vlerësimin dhe kompenzimin e dëmeve në bazë të të cilit edhe drejtoritë përkatëse bujqësore pranë Komunave kanë realizuar raportet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat