Lajçak nesër në Prishtinë - Pula: Të merren parasysh rekomandimet për veriun

Aktuale

Lajçak nesër në Prishtinë - Pula: Të merren parasysh rekomandimet për veriun

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 14:16
Miroslav Lajçak

Vizita e të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, të mërkurën në Kosovës, për analistin Shqiprim Pula është thirrje që të merren parasysh rekomandimet dhe këshillat e tyre.

Pula tha se veriu i vendit ka mbetur jashtë menaxhimit të Qeverisë qendrore dhe se me ngjarjet e fundit në veri të vendit po e cenojnë sigurinë dhe Kushtetutën. 

“Vizitat nga përfaqësuesit e shteteve mike dhe aleate të Kosovës janë vizita të cilat natyrisht duhet përshëndetur e duhet çmuar fillimisht dhe më pas kjo tregon që ka një domosdoshmëri për t’i bashkërenduar hapat  për zhvillimet e ndodhura ditëve të fundit në veriun e vendit, natyrisht të gjitha temat që kanë mbetur të hapura të adresohen në mënyrë meritore dhe me maturi politike institucionale të cilat natyrisht është dashtë që prej kohësh të ketë parasysh që veriu i vendit ka qenë jashtë menxhimit të Qeverisë qendrore në Prishtinë”.

“Gjitha këto ngjarje nuk janë për lëvdatat sepse po cenohet rendi dhe siguria, po cenohet kushtetutshmëri në  pjesën veriore të Kosovës, prandaj kjo është një domosdoshmëri e cila duhet trajtuar shpejt dhe me seriozitet të madh”, tha ai.

Pula theksoi se nga këto takime Kosova duhet të absorboj sa më shumë nga këshillat e rekomandimet e tyre në mënyrë që tu gjendet zgjidhje problemeve me të cilat është duke u përballur vendi.

“Të gjitha vizitat që kanë ndodh dhe që do të ndodhin ditëve në vijim janë vizitat të cilat i shërbejnë ekspertizave më të mira të mundshme për adresimin e këtyre problemeve”.

“Natyrisht që këto vizita janë të frytshme për Qeverinë e Kosovës dhe për të gjithë ata zyrtar që janë të ngarkuar edhe me dialogun dhe ata zyrtarë të cilët janë të ngarkuar për adresimin e temave për veriun e vendit”.

“Ne duhet të absorbojmë sa më tepër që është e mundur nga këshillat e rekomandimet e tyre në mënyrë që një herë e mirë të ju jepet zgjidhje gjithë atyre problemeve të akumuluara ndër vitesh”, tha ai.

Lajçak, më 14 dhjetor do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin për të ndihmuar në uljen e tensioneve në veri të Kosovës.

Sipas tij, BE-ja ka gatishmëri që të dërgojë përforcime për misionin e BE-së në Kosovë, EULEX.

Borrell ka konfirmuar se situata në veri të Kosovës ka qenë temë diskutimi në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së.

Sipas njoftimit, të gjithë ata janë pajtuar se duhet “të merren hapa për uljen e tensioneve”.

Që nga 6 dhjetori, në veri të Kosovës janë shënuar një sërë incidentesh të armatosura, që kanë kulmuar me vendosjen e barrikadave pasditen e 10 dhjetorit.

Serbët lokalë nisën ngritjen e barrikadave në veri në shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të një ish-pjesëtari të Policisë së Kosovës.

Autoritetet në Kosovë thanë se ish-polici, Dejan Pantiq, dyshohet se ka organizuar “sulmin terrorist” ndaj zyrave të KQZ-së në veri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat