​S’ka kuorum për votimin e Projektligjit për vlerësimin e ndikimit në mjedis

Aktuale

​S’ka kuorum për votimin e Projektligjit për vlerësimin e ndikimit në mjedis

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 15:38
Kuvendi i Kosovës

​S’ka kuorum për votimin e Projektligjit për vlerësimin e ndikimit në mjedis.

Kuvendi i Kosovës, s’ka pasur kuorum për të hedhur në votim Projektligjin për vlerësimin e ndikimit në mjedis.

Në momentin e votimit, prezentë në sallën plenare ishte vetëm 57 deputetët e mazhorancës, pasi deputetët e partive opozitare u larguan nga salla.

Kësisoj, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, bëri të ditur se Kuvendi do të shkojë në pauzë deri në orën 16:30 për të vazhduar me votimin e kësaj pike dhe më pastaj shqyrtimin e buxhetit për vitin 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat