Al Jazeera: Tensionet në veri, agjendës së kujt i shërbejnë?

Aktuale

Al Jazeera: Tensionet në veri, agjendës së kujt i shërbejnë?

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 16:39
Forcat policore të Kosovës

Tensionet në veriun e Kosovës të populluar nga serbët – pikë kjo e ndezshme në Ballkanin Perëndimir me dekada – janë ngritur sërish, shkruan Al Jazeera.

Më 10 dhjetor, një granatë trullosëse u hodh në drejtim të një patrulle të misionit evropian për sundim të ligjit.

Ka patur njëashtu edhe shkëmbime me armë zjarri ndaj policisë lokale nga grupe të panjohura.

BE ka tërhequr vërejtjen që dështimi për të zgjidhur këtë fërkim rrezikon të kthejë Kosovën dhe Serbinë në të kaluarën e dhunshme e të tyre.

Shumë serbë etnikë janë të inatosur për arrestimin e një ish-polici serb të akuzuar për rolin e tij ndaj sulmeve kundër Policisë së Kosovës.

Ai ishte njëri nga 600 serbët e Kosovës që u dorëhoq nga policia muajin e kaluar si protestë ndaj Prishtinës, e cila deklaroi se pjesëtarët e komunitetit serb duhet të ndërrojnë targat e tyre serbe që datojnë para luftës në ato të Republikës së Kosovës.

Anipse tani e zgjidhur përmes një ujdie në Bruksel, kontestimi burokratik i këtij viti rreth targave ngriti tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit në njërën anë, por edhe mes serbëve të Kosovës dhe Beogradit në anën tjetër.

Dërgimi i policëve shqiptarë në pjesën veriore të vendit në mes të tensioneve që rezultuan nga ky kontestim bëri që shumë serbë të Kosovës të vendoset post-blloqe në Veri të Mitrovicës.

Planifikimi i zgjedhjeve lokale në katër komunat veriore për këtë muaj ka përkeqësuar gjithashtu fërkimet.

Partia politike dominuese serbe e Kosovës vendosi t’i bojkotojë ato. Më 10 dhjetor, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani njoftoi shtyrjen e këtyre zgjedhjeve deri në prill 2023 – një veprim i mirëpritur nga qeveritë perëndimore, të cilat bëjnë thirrje që këto pengesa të hiqen menjëherë.

Trupat serbe

Duke cituar Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara (PDF), zyrtarët në Beograd paralajmëruan se Serbia mund të dërgojë deri në 1000 forca sigurie në “atdheun” e tyre në Kosovën veriore.

Presidenti Aleksandar Vuçiç tha se do të kërkonte lejen e NATO-s për këtë dislokim si pjesë e një përpjekjeje për të zbutur tensionin në veriun e trazuar të Kosovës.

Megjithatë, Vuçiç pranon probabilitetin e ulët që forcat paqeruajtëse ndërkombëtare të udhëhequra nga NATO (KFOR) të japin një leje të tillë.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti të hënën bëri thirrje për ndërhyrjen e KFOR-it për të parandaluar “bandat kriminale” që të mohojnë “lirinë e lëvizjes” mes këtyre pengesave.

Biseda për vendosjen e forcave serbe të sigurisë është “thellësisht shqetësuese dhe sigurisht që rrezikon shpërthimin e dhunës serioze”, tha për Al Jazeera, Matthew Bryza, ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Azerbajxhan.

“Jam i sigurt se presidenti i Serbisë do ta mbajë parasysh [prezencën e KFOR-it] teksa mendon se çfarë lloj hapash ushtarakë – aq të pamend që do të ishin – ai mund të jetë duke menduar në veri të Kosovës”.

Paqeruajtësit e KFOR-it kanë luajtur një rol kritik në ruajtjen e paqes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, si dhe qeverisë së Kosovës dhe pakicës serbe të vendit, e cila përbën gjashtë për qind të popullsisë së Kosovës.

Beogradi është varur nga këto 4000 trupa të NATO-s për të mbrojtur pakicën serbe të Kosovës, ndërsa Prishtina mbështetet në KFOR për të parandaluar hyrjen e forcave serbe në Kosovë.

Udhëheqja në Beograd e kupton se çdo konflikt me KFOR-in nuk do të përfundonte mirë për Serbinë.

“Unë nuk shoh një konflikt të armatosur të shpërthyer plotësisht midis Kosovës dhe Serbisë për një arsye shumë të thjeshtë, NATO-n,” tha për Al Jazeera Engjellushe Morina, një anëtare e lartë e politikës në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë.

Por ajo parashikoi “incidente në ditët dhe javët në vijim” mes kësaj situate të tensionuar.

Paralajmërimi i Vuçiqit është “vetëm për shfaqje dhe përshkallëzim pa një kërcënim real”, vlerëson Florian Bieber, koordinatori i Grupit Këshillimor të Politikave për Ballkanin në Evropë dhe kryetari i Jean-Monnet në Europianizimin e Evropës Juglindore në Universitetin e Grazit, Austri.

“Ka shumë retorikë luftarake, por kryesisht është një performancë. Në fund të fundit, paqeruajtësit e udhëhequr nga NATO në Kosovë nuk do të lejojnë një ndërhyrje serbe dhe kështu rreziku i luftës është shumë i ulët”.

Faktori Ukrainë

Pushtimi rus i Ukrainës ka përkeqësuar frakturat në Ballkanin Perëndimor dhe ka thelluar ndarjen Beograd-Prishtinë.

“Lufta e Ukrainës ka treguar vështirësinë e ndërtimit të një shteti federal demokratik, multietnik, veçanërisht një shteti me një fqinj irredentist që vazhdon të shikojë territorin e atij shteti të ri”, tha për Al Jazeera, John Feffer, drejtor i Politikës së Jashtme në Fokus.

“Serbët etnikë në Kosovë e dinë se kanë një status të pasigurt në një vend që nuk është njohur botërisht. Pra, shumëçka është në ajër.”

Negociatat dekadash të Beogradit dhe Prishtinës dhe përpjekjet e udhëhequra nga SHBA-ja dhe BE-ja për të bindur Serbinë të njohë pavarësinë e Kosovës në këmbim të anëtarësimit në BE janë “vënë në dyshim për shkak të agresivitetit të serbëve etnikë që është rritur që kur Rusia pushtoi Ukrainën, sigurisht me Rusia është mikja më e fortë e popullatës serbe”, thotë Bryza.

“Ky qëndrim i agjitacionit padyshim që ka qenë gjithmonë në veri të Kosovës”.

Ish-ambasadori amerikan shpjegoi se veprimet e ndërmarra nga presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, si paradat ushtarake, pasqyrojnë një agresion të tillë nga ana e politikanëve serbë të mbështetur nga Moska në Ballkanin Perëndimor.

E frikësuar nga ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor në periudhën pas 24 shkurtit, Kosova është më e vendosur për të fituar anëtarësimin në NATO.

Në fillim të këtij viti, Osmani akuzoi Kremlinin se ka një “interes shkatërrues në rajonin tonë” që përfshin “sulmin e Kosovës, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe deri diku edhe Malit të Zi”.

Megjithatë, katër anëtarë të NATO-s – Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja – mosnjohja e pavarësisë së Kosovës e bën jopraktike idenë e anëtarësimit të vendit në aleancën transatlantike, të paktën tani për tani.

Mes luftës në Ukrainë, mjedisi i ri i Evropës i ka dhënë Prishtinës një mundësi për të ndihmuar në sjelljen e më shumë vëmendjes perëndimore ndaj marrëdhënieve Beograd-Moskë, duke e përshkruar Serbinë si përfaqësuese të Rusisë.

Megjithatë, Novakoviç tha për Al Jazeera se “situata në rajon është shumë më e ndërlikuar se një foto bardh e zi dhe fakti që Serbia nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë nuk do të thotë domosdoshmërisht se Serbia është aleate e Rusisë në vetvete”.

Pavarësisht ngacmimeve të shpeshta ndaj zgjedhësve pro-Putin në Serbi, Vuçiç nuk ka qenë i kënaqur me agresionin rus ndaj Ukrainës.

“Edhe pse Serbia nuk ka vendosur sanksione, ajo gjithashtu nuk i ka njohur rajonet separatiste dhe Vuçiç ishte i pakënaqur me përdorimin e qartë të Kosovës nga Putini si një precedent për të justifikuar statusin e pavarur të Donbasit”, shpjegoi Feffer.

“Serbia është gjithashtu e varur nga ndihma e BE-së, kështu që ajo shërben si një frenim serioz për çdo hap që Beogradi ndërmerr drejt Kosovës”.

Agjenda e Moskës

Edhe pa një ringjallje të Luftës së Kosovës 1998-1999, tensionet e vazhdueshme i shërbejnë agjendës së Moskës për kapitalizimin e thyerjeve politike, sociale dhe etnike në Ballkanin Perëndimor për të krijuar telashe për Brukselin dhe Uashingtonin.

“Jam i sigurt se rusët janë shumë të lumtur dhe e inkurajojnë Serbinë të mbajë qëndrimin që është për momentin, sepse është e qartë në interesin e saj të përpiqet të krijojë telashe në një pjesë tjetër të kontinentit dhe të largojë vëmendjen perëndimore nga Ukraina,” thotë Tim Judah për Al Jazeera, korrespondent speciale për revistën Economist.

“Por kjo çështje dhe ndezjet e shpeshta të tensionit i paraprijnë luftës në Ukrainë, kështu që nuk ka asnjë arsye për të supozuar se ajo që kemi parë kohët e fundit nuk do të ndodhte pavarësisht”.

“I vetmi ndryshim është se Ukraina i ka dhënë një shtysë të shtuar BE-së dhe SHBA-së që të përpiqen të zgjidhin çështjen Serbi-Kosovë, kjo është arsyeja pse ne kemi parë kaq shumë aktivitet diplomatik gjatë muajve të fundit”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat