Kajtazi: Barrikadat në veri nuk i heq KFOR-i as EULEX-i, do jenë trysni mbi Kosovën

Aktuale

Kajtazi: Barrikadat në veri nuk i heq KFOR-i as EULEX-i, do jenë trysni mbi Kosovën

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 23:00
Vehbi Kajtazi

Opinionisti Vehbi Kajtazi po thotë se barrikadat e vendosura në veri, do jenë trysnia kryesore mbi Kosovën për të dialoguar në Bruksel.

Ai u shpreh në Rubikon se ato nuk do t’i heq KFOR-i e as EULEX-i.

”Barrikadat nuk hiqen. Këto barrikada që janë vendos, nuk i heq KFOR-i as EULEX-i. Sepse këto barrikada kanë me qenë trysnia kryesore mbi Kosovën për me u ulë në tavolinën e bisedimeve”.

”Shtetin tonë ne e kemi sfidu aq shumë sa mos me qenë të zott, me liru as edhe një rrugë. Na nuk po mundemi që pesë ditë një person të dyshuar me sjell në qendër të paraburgimit në Prishtinë, në Pejë apo në Gjilan. Ai po mbahet në stacion të policisë. Ti fizikisht nuk po mundesh me sjell dhe tregon çfarë gjendje është sjellë”.

”Në 2011 EULEX i ka transportu doganierët dhe policët tanë. Por, atëherë ka pasë koordinim për vendosjen e pikave kufitare për rend dhe ligj. Barrikadat duhet të heqen, jo me bager, jo me ushtri por me dialog”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat