“Ëndrrat e Gomarit”/ Haxhi Avdyli ka disa fjalë pas deklaratës së Vuçiqit për kërkesën ndaj KFOR-it!

Aktuale

“Ëndrrat e Gomarit”/ Haxhi Avdyli ka disa fjalë pas deklaratës së Vuçiqit për kërkesën ndaj KFOR-it!

Nga: M.H. Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 10:12
Haxhi Avdyli

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se do t’i drejtohet KFOR-it me kërkesë për lejimin e dislokimit të trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë.

E në lidhje me këtë ka reaguar deputeti, Haxhi Avdyli.

Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh duke ironizuar me Vuçiqin në lidhje me kërkesën që ka derguar për trupat ushtarake dhe policore serbe në Kosovë.

“Pasi ushtarët po u dërgojkan e tokat po u kthejkan me emaile siq paska bë Vuçiqi duke dërgu KFOR-it një email ku po kërkojka vendosjen e 1000 ushtarëve Serb, mirë qenka edhe Kosova me nis një email urgjent ku do kërkohet rikthimi i tokave shqiptare të Toplicës deri në Nish”, janë fjalët e Avdylit, përcjell “Bota sot”.

Këta qeveritarët Serb duke jetuar në imagjinata e ëndrrat e Gomarit, thotë ndër të tjera ai.

Postimi i plotë

Pasi ushtarët po u dërgojkan e tokat po u kthejkan me emaile siq paska bë Vuçiqi duke dërgu KFOR-it një email ku po kërkojka vendosjen e 1000 ushtarëve Serb, mirë qenka edhe Kosova me nis një email urgjent ku do kërkohet rikthimi i tokave shqiptare të Toplicës deri në Nish.

Këta qeveritarët Serb duke jetuar në imagjinata e ëndrrat e Gomarit , po bëhen cdo herë e më shumë qesharak me dobësinë e marrëzinë e tyre.

Po vërtetohet që gabimi më i madh i bashkësisë ndërkombëtare në vitin 1999 ka qenë që nuk vazhduan me trupa deri në Beograd për të denacifikuar këtë shtet, siq ndodhi me Gjermaninë e Japoninë e vitit 1945.

Prandaj këto mbetjet e Millosheviqit do vazhdojnë të bëjnë probleme anëkënd Ballkanit me krejt fqinjët e aleanca me diktatorë të lodhtë.

Në vitin 2000 u largua vetëm një person e asnjëherë mendësia dhe trashëgimia politike e Millosheviqit.

Por kurrë sështë vonë për bashkësinë ndërkombëtare me u kthjell e me ia tregu vendin ëndrrave gjenocidale të botës serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat