Dënimi i Mustafës/ Ish-bashkëluftëtari i Sali Çekajt: Ata që i kanë duart e skuqura me gjak shqiptari meritojnë dënimin...

Aktuale

Dënimi i Mustafës/ Ish-bashkëluftëtari i Sali Çekajt: Ata që i kanë duart e skuqura me gjak shqiptari meritojnë dënimin...

Nga: N. Sh. Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 15:58
Sali Mustafa

Saim Tahiraj, ish bashkëluftëtari i heroit të kombit, Sali Çekaj, ka reaguar pas dënimit të Gjykatës Speciale e cila e shqiptoi për ish-komandantin e UÇK-së, Sali Mustafën.

Mustafa i njohur si Cali, u dënua me 26 vite burgim.

Këtë Tahiraj e cilëson si lajm të mirë, duke shtuar se drejtësia po funksionon pa ndikime politike.

Ai shkruan se ata që i kanë duart me gjak shqiptarë, e meritojnë dënimin maksimal.

Tutje Tahiraj pohon se vetëm atëherë kur kriminelët që vranë shqiptarë e marrin dënimin e merituar, liria e Kosovës do të jetë e plotë:

Postimi i plotë:

Më në fundë një lajm i mirë, se drejtësia po fillon të funksionoj pa ndikime politike dhe kapje nga bandat kriminale.

Të gjithë ata që i kanë duart e skuqura me gjak shqiptari meritojnë dënimin maksimal.

Urojmë që Gjykata Speciale të vazhdoj kështu, pa ndikime, dhe të gjithë ata që vranë dhe zhdukën shqiptarë të marrin dënimin e merituar.

Vetëm atëherë kur të gjithë kriminelët që vranë shqiptarë do marrin dënimin e merituar, liria e Kosovës do jetë e plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat