MPJD organizon Konferencën e Ambasadorëve

Aktuale

MPJD organizon Konferencën e Ambasadorëve

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 22:41
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të hënën organizon Konferencën e VI-të të Ambasadorëve.

Hapjen e Konferencës do ta bëjë zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Në ceremoninë e hapjes, fjalimet e tyre do t’i mbajnë edhe krerët e shtetit:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, si dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni do të jenë edhe ministra qeveritar, zëvendësministra, ambasadorë të akredituar në Kosovë, si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat