U tha se Donika Gervalla ka dërguar material ekskluziv për Salih Mustafën në Hagë, “shpërthen” gjenerali shqiptaro-amerikan

Aktuale

U tha se Donika Gervalla ka dërguar material ekskluziv për Salih Mustafën në Hagë, “shpërthen” gjenerali shqiptaro-amerikan

Nga: A.Zh Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 09:56
Donika Gërvalla

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë dënuan ish-komandantin e njësisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, me 26 vjet burg për krime lufte, përfshirë ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje.

Gjykata gjeti se Mustafa ka kryer krimet kundër të burgosurve civilë në një qendër paraburgimi të UÇK-së në fshatin Zllash, derisa ishte komandant në Zonën Operative të Llapit të UÇK-së gjatë kohës së luftës në verilindje të Kosovës.

Pas këtij vendimi, sipas ushtarakut shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, po sulmohet ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla, se ka dërguar material në Hagë, për dënimin e Mustafës.

Por, siç ka thënë Maralusha, një gjë e tillë nuk është e vërtetë, përcjell Bota sot.

“Shumë fëlliqtina të nivelit (njerëz të nivelit më të ulët të një shoqërie), janë tuj leh si zagarët pas lepurit tue e denoncuar Donika Gërvallën, për një gjë që nuk është e vërtetë.

Donika Gërvalla nuk ka dërguar kurrfarë materiali ekskluziv në Hagë, që ka lidhje me Salih Mustafën.

Shumë persona në Kosovë e rrehin gjoksin se dinë diçka negative kundër një personi tjetër.

Këta persona jane mbeturinat e nevojtores”, ka shkruar gjenerali, në një postim në Facebook./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat