Peci thotë se Serbia po e teston qëndrueshmërinë e Kosovës dhe Perëndimit

Aktuale

Peci thotë se Serbia po e teston qëndrueshmërinë e Kosovës dhe Perëndimit

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 08:16
Lulzim Peci

Drejtori i Institut KIPRED, Lulzim Peci tha se Serbia nuk e ka luksin që të hap një konflikt në veri por ajo vetëm po i teston limitet e qëndrueshmërisë së Kosovës dhe sidomos të Perëndimit.

Peci tha se zhvillimet e fundit në veri i sheh si përpjekje të Serbisë për të krijuar një situatë të re në terren, e cila sipas tij, do t’i shërbejnë për procesin e mëtutjeshëm negociator me Kosovën.

“Serbia nuk e ka luksin që të hap një konflikt në veri, ajo vetëm po i teston limitet e qëndrueshmërisë edhe të Kosovës por sidomos të perëndimit edhe e dinë që në rast të kalimit të një lloj vije të kuqe do të ketë një veprim të fortë nga KFOR-i sepse KFOR-i nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që autoriteti i tij në veri të vihet në pikëpyetje kur është duke u zhvilluar sidomos në këtë rast edhe lufta në Ukrainë”, tha ai.

Peci tha se tani Serbia ka hy në atë fazën që është duke bërë gabime taktike dhe sipas tij nëse ata do të kishin vazhduar me protesta paqësore me siguri se do të kishin pasur një simpati më të madhe nga Bashkësia Ndërkombëtare.

“…Në momentin që ata kanë vendos të qesin barrikada dhe të përziejnë me grupe kriminale të cilat ne i dimë që grupet kriminale në veri udhëhiqen nga Radojqiqi por po ashtu tani ka edhe zëra që në veri janë të përzier edhe elemente të trupave paralimiltare ruse, këto edhe pse e rëndojnë situatën, në të ardhmen mund të ketë një realitet pozitivë sepse këto grupe sado që tensionet situata në veri nuk e kanë kapacitetin”, shtoi ai.

Tutje duke e komentuar zhvillimet e fundit në veri, Peci tha se Policia dhe Qeveria është dashur të marrin mësim nga e kaluara dhe të bëjnë plane kontingjente për situata të tilla.

“Beogradi dhe Vuçiqi është aq i mençur sa shkon deri tek një pikë mirëpo nuk e kalon vijën e kuqe dhe kthehet mbrapa dhe mendoj që është taktika serbe në veri…Mendoj se në ato çfarë ka ndodhur më herët policia dhe Qeveria është dashur të nxjerrin mësime dhe të kenë plane kontingjente për situata të tilla por siç po duke këto plane ose nuk ekzistojnë ose nuk janë bërë mirë”, deklaroi Preci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat