Gjeneral Qehaja: Kjo është shqetësuese!

Aktuale

Gjeneral Qehaja: Kjo është shqetësuese!

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 08:25
Ramadan Qehaja

Ish gjenerali Ramadan Qehaja, e ka quajtur shqetësues faktin e largimit të 127  pjesëtarëve të FSK-së nga detyra, që e tregoi ministri i mbrojtjes sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se për këtë janë disa shkaqe, të cilat i shpjegon.

Qehaja ka shtuar se kjo duhet të analizohet në çdo komandë apo njësi të FSK-së për çdo person posaçërisht, për të mundur që të ndërmarrim masa të duhura që kjo në të ardhmen mos të ndodhë së paku, jo në këtë masë.

Postimi i tij i plotë:

Me shkas,

Gjatë raportimit të sotëm, të ministrit të mbrojtjes para komisionit parlamentar për siguri më ra në sy një element shumë i rëndësishëm e ky është që një numër i pjesëtarëve të FSK-së e kanë braktisur detyrën. Në shiqimin e parë numri prej 127 pjesëtarëve të kësaj force duket (ashtu siç tentoi ta shpjegoi ky ministër) i vogël. Mirëpo, kur të shqyrtohet kjo dukuri në bazë të numrit të tërësishëm të FSK-së, atëherë duhet të shqetësohemi dhe të bëjmë analizë të veçantë për të.

Sipas mendimit tim, për këtë ikje nga struktura e ushtrisë sonë ekzistojnë disa shkaqe:

– Specificiteti i detyrës së ushtarakut e që nuk është e lehtë;

– Paga mujore, si duket deri më tani ka qenë jo adekuate për kryerjen e detyrave etj;

– Në largimin apo ikjen e këtyre pjesëtarëve të forcave ushtarake, mendoj se mund të ketë ndikim edhe rregullimi i brendshëm, përkatësisht disiplina , e cila duhet të zbatohet dhe

– Nepotizmi i cili ekziston në disa mjedise ushtarake e që shumë negativisht mund të ketë ndikuar tek këta persona. Këtu mendoj para së gjithash për ngritje në detyra më të larta, gradime etj. e që nganjëherë bëhen në mënyrë subjektive, përkatësisht jo sipas meritës. Në bazë të praktikës ushtarake me të cilën disponoj, kujtoj se ky mund të jetë një ndër indikacionet kryesore për largimin e këtyre njerëzve.

Konkludim: Kjo dukuri duhet të analizohet në çdo komandë apo njësi të FSK-së për çdo person posaçërisht, për të mundur që të ndërmarrim masa të duhura që kjo në të ardhmen mos të ndodhë së paku, jo në këtë masë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat