Sapo ndodhi hapi i fundit: Ambasadorët e BE-së vulosën liberalizimin e vizave për Kosovën

Aktuale

Sapo ndodhi hapi i fundit: Ambasadorët e BE-së vulosën liberalizimin e vizave për Kosovën

Nga: N.E. Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 11:45
Ilustrim

Njohësi i çështjeve evropiane, Demush Shasha, ka thënë se ambasadorët e BE-së sapo vulosën liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sipas Shashës, ky është hap i fundit për këtë vit dhe hap i cili mbyll procedurën teknike për liberalizimin e vizave.

“Ambasadoret e BE-së sapo vulosën liberalizimin e vizave për Kosovën. Ky është hap i fundit për këtë vit dhe hap i cili mbyll procedurën teknike për liberalizimin e vizave. Në muajt e parë të vitit tjetër mbetet vetëm votimi formal në seancën plenare të Parlamentit Evropian dhe Këshillin për Punë të Brendshme”, ka shkruar Shasha.

Postimi i plotë:

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat