​EULEX-i ka furnizuar policët e Kosovës në Jarinjë me ushqime, veshmbathje dhe mjete higjienike

Aktuale

​EULEX-i ka furnizuar policët e Kosovës në Jarinjë me ushqime, veshmbathje dhe mjete higjienike

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 22:56
Lars-Gunnar Wigemark

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka njoftuar se ky mision i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Policisë së Kosovës për të furnizuar me ushqime e veshmbathje oficerëve të Policisë së Kosovës në pikat kufitare në Jarinjë.

“Me kënaqësi ju njoftoj se pas kërkesës së Policisë së Kosovës, EULEX-i më 17 dhjetor, oficerëve të Policisë së Kosovës në pikën e kalimit kufitar në Rudnicë/Jarinjë u ka dorëzuar furnizime esenciale, duke përfshirë ushqime, veshmbathje si dhe mjete higjienike”.

Ndërkohë gjatë ditës Policia e Kosovës ka njoftuar se ka 9 pjesëtarë të saj, janë transportuar nga pikat kufitare në veri të vendit për në jug të Kosovës falë bashkëpunimit me misionin e KFOR-it .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat