Gashi: Protesta e PSD-së kundër Gjykatës Speciale ka për qëllim ta sfidojë pushtetin e VV-së

Aktuale

Gashi: Protesta e PSD-së kundër Gjykatës Speciale ka për qëllim ta sfidojë pushtetin e VV-së

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 23:24
Analisti, Astrit Gashi

Analisti, Astrit Gashi, mendon se protesta kundër Gjykatës Speciale e thirrur nga Partia Socialdemokrate për të shtunën e 24 dhjetorit, ka për qëllim ta sfidoj pushtetin dhe për ta matur se ku qëndron partia në pushtet.

“Mendoj që qysh e ke mendu ti me e bo ma shumë se me e ndrru ligjin e ki me e sfidu Qeverinë e tashme, qëllimin e protestës e ki me sfidu pushtetin, me e pa ku qëndron Lëvizja Vetëvendosje”, i ka thënë Gashi Dardan Molliqajt në Debat Plus. 

Gashi ka shtuar se Specialja nuk ka ardhur me vullnetin e Kosovës por me një kërkesë politike ndërkombëtare.

“Kosova me ndiku në ndryshim të ligjit, pasi që kjo Gjykatë Speciale as nuk ka ardh me vullnetin e Kosovës, as nuk e ka paraparë Kosova me e bo, njëkohësisht as njerëzit që e kanë votu nuk e kanë votu me vullnetin e tyre. Pra, sa për Kosovë nuk ish bo një Gjykatë e tillë kurrë, ka ardh me një kërkesë politike ndërkombëtare, që kjo kërkesë i ka hartu të gjitha dhe Kuvendi i Kosovës veç i ka votu”, ka thënë Gashi. 

Gjersa shtoi se se qytetarët duhet të kërkojnë nga Gjykata që të respektohen të drejtat e njeriut dhe kurdo që nuk bëhet kjo, ata duhet të reagojnë.

“Kosova dhe qytetarët duhet dhe e ka obligim me kërku nga Gjykata me i respektu të drejtat e njeriut, me i respektu praktikat më të mira të procedurave gjyqësore dhe të marrjes së vendimeve dhe kurdo që nuk ndjeken me reagu”, ka thënë Astrit Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat