Shkarkohet kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani

Aktuale

Shkarkohet kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 15:41
Burim Ramadani

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti e kanë shkarkuar Inspektorin e Përgjithshëm të AKI-së, Burim Ramadanin.

Siç raporton media nga një burim brenda kabinetit të presidentes Osmani.

Ende nuk dihen arsyet e shkarkimit të Ramadanit.

Para se të emërohet në këtë pozitë, Ramadani ka qenë zëvendësministër i Mbrojtjes në qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, të cilin e ka edhe shef të partisë.

Ramadani ka qenë edhe kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputetet, por që nuk ka marrë votat e mjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

I njëjti gjatë periudhës 2011-2014 ka mbajtur pozitën e deputetit në Kuvendin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat