​MPB shpall konkurs për 200 vende pune, paga 424 euro

Aktuale

​MPB shpall konkurs për 200 vende pune, paga 424 euro

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 15:50
Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), sot ka shpallur konkurs publik për zyrtarë administrativë bazuar në Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Sipas konkursit të kësaj ministrie, numri i pozitave të lira është 200.

Ndërsa lloji i pozitës është nëpunës administrativ dhe mbështetës. Afati i konkursit është deri më 28 dhjetor, raporton Kosovapress.

Vendi i punës është në Qendrat për Pajisje me Dokumente dhe Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve në Komunat e Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat