Krasniqi: Situata në veri është e dhimbshme dhe e rrezikshme

Aktuale

Krasniqi: Situata në veri është e dhimbshme dhe e rrezikshme

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 16:21
Milazim Krasniqi

Profesori Milazim Krasniqi, ka thënë se gjendja në veri nuk është vetëm e rrezikshme, nga pretendimet gjithnjë e më agresive serbe.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nga aspekti shqiptar, gjendja është e dhimbshme dhe e rëndë.

Krasniqi ka thënë se banorët shqiptarë në veri po jetonjë në frikë dhe të rrezikuar, policia kufitare është e izoluar dhe rrezikuar, pushtetarët po vazhdojnë të gënjejnë se atje ka sovranitet si kurrë më parë, opozita ka kërkesa jorealiste e qytetarët në Prishtinë nuk u intereson se çka po ndodh në veri.

Ai ka shtuar se si qeveri e shoqëri nuk jemi kërkah.

Postimi i tij i plotë:

Gjendja në veriun e vendit tonë ështëgjithnjë e më e rrezikshme, nga pretendimet gjithnjë e më agresive serbe. Ndërsa nga aspekti shqiptar, gjendja është e dhimbshme dhe e rëndë. Ja pse!

1. Banorët shqiptarë në veri po jetojnë në frikë dhe realisht janë të rrezikuar.

2. Policia në pikat kufitare është e izoluar dhe e rrezikuar. E kanë ndihmuar EULEX e KFOR me bukë e tesha, si për të bërë rahmet.

3. Pushtetarët po vazhdojnë të gënjejnë se atje ka sovranitet më shumë se kurrë më herët.

4. Pushtetarët po gënjejnë edhe se ka koordinim, ndërsa e vërteta është se atje ka vetëm subordinim, pra atje EULEX e KFOR atje janë pushtet, jo institucionet tona.

5. Opozita bën kërkesa jorealiste, për ta goditur qeverinë, e jo për të kërkuar zgjidhje pragmatike. Një qeveri që është përtoke, duhet të ndihmohet, edhe kur e refuzon ndihmën.

6. Qytetarëve në Prishtinë, me aq sa shihet shesheve e kafeneve, nuk po u han palla se çka po ndodhë në veri.

“Nuk dalin knena” mund të dëgjosh si refren, nëse u flet për rrezikun. (Pra i bie që “anena” nuk ka dert!) Shkurt: si qeveri e si shoqëri nuk jemi kerkah. Ndër njerëzit tanë atje po vuajnë dhe shteti ynë po fundoset. Serbia po e intensifikon realizimin e projektit të saj shkatërrimtar.

Komuniteti ndërkombëtar po i qorton palët, siç i qortonte policia serbët me targa ilegale, para do kohësh, pra, para se të legalizoheshin pa afat.

Nëse do të duhej një slogan për qeverinë Kurti në këtë politikë në veri, ai mund të ishte: “Nga humbja në humbje, drejt fitores përfundimtare.” Pra, një slogan absurd, për një politikë absurde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat