​Osmani dhe Kurti emërojnë Inspektorin e ri të Përgjithshëm të AKI-së

Aktuale

​Osmani dhe Kurti emërojnë Inspektorin e ri të Përgjithshëm të AKI-së

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 16:51
Foto nga takimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti sot janë njoftuar nga Inspektori i Përgjithshëm i deritashëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani për dorëheqjen e tij nga kjo pozitë.

Ata kanë falënderuar Ramadanin për shërbimin e tij në AKI nga viti 2019 dhe i kanë uruar suksese të mëtejme në angazhimet e tij profesionale.

Pas konsultimeve, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë emëruar Inspektor të ri të Përgjithshëm të AKI-së, Kujtim Shalën, i cili deri më tani ishte i angazhuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat