Tensionet në veri dhe “loja e shahut Kosovë-Serbi”/ Agim Musliu: Evropa, nuk po e sheh Putinin prapa Vuçiqit!

Aktuale

Tensionet në veri dhe “loja e shahut Kosovë-Serbi”/ Agim Musliu: Evropa, nuk po e sheh Putinin prapa Vuçiqit!

Nga: N. Sh. Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 17:11
Agim Musliu

Për tensionet dhe barrikadat në veri është deklaruar përsëri eksperti i sigurisë Agim Musliu.

Ai përmes një postimi në Facebook, e quan lojë të shahut me barrikada në veri.

Sipas tij me figura të Zeza poluan Vuçiqi, kurse Qeveria e Kosovës me të Bardha.

Ai pohon se, Evropa nuk po e lë Kosovën që të bëjë lëvizjen e radhës.

Sipas tij, Evropa nuk po e sheh që prapa Vuçiqit qëndron Putini.

Postimi i plotë:

Këtë lojën e shahut me barrikada aktualisht është duke e luajtur vetëm Vuçiqi me figura të ZEZA.

Lojtari tjetër (Qeveria e Kosovë) që do të duhej të luante me figurat e BARDHA, nuk e ka bërë lëvizjen ende.

Si njëfarë gjyqtari që është, Evropa, nuk po e lë Kosovën që ta tërheqë lëvizjen e radhës.

Evropa, nuk po e sheh Putinin prapa Vuçiqit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat