Haxhiu: Qeveria Kurti është dorëzuar përballë Vuçiqit

Aktuale

Haxhiu: Qeveria Kurti është dorëzuar përballë Vuçiqit

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 17:59
Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka komentuar gjendjen në veri duke thënë se tash e 12 ditë ndodhen të izoluar zyrtarë policorë të Kosovës të cilët janë në mbrojtje të sovranitetit.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu thotë se një situatë e tensionuar, në veriun e barrikaduar, tashmë jashtë kontrollit shtetëror, po ndikon në shëndetin dhe psikozën e qytetarëve të Kosovës në atë pjesë.

Ai poashtu shtoi se Qeveria Kurti “është dorëzuar përball Vuçiqit i cili ka paralizuar funksionimin e institucioneve shtetërore të Kosovës në veri, dhe Qeveria sillet me papërgjegjësi ndaj ndërhyrjes brutale të Serbisë duke cenuar kështu sovranitetin dhe integritetin e Kosovës”.

“Për ta mbrojtur atë duhet vendosmëri dhe fuqi për zbatimin e Kushtetutës dhe sovranitetit të shtetit. Për policët me gjendje të përkeqësuar shéndetësore rreth 9 prej tyre, ende asnjë veprim dhe llogaridhënie nga ana e Qeverisë. Çdo minutë, orë e kaluar për policët e ngujuar, izoluar në kufi të veriut është rrezikim i shëndetit dhe jetës së tyre”, shkroi Haxhiu.

“Qeveria duhet sa më parë të gjej zgjidhje për situatën e krijuar në veri të vendit. A ka kryeministër dhe sovranitet ky vend?”, ka pyetur Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat