​FSK institucioni më i besueshëm, Mehaj: Pasqyrim i zbatimit të objektivave me përkushtim të lartë

Aktuale

​FSK institucioni më i besueshëm, Mehaj: Pasqyrim i zbatimit të objektivave me përkushtim të lartë

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 19:02
Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, u shpreh mjaft i lumtur me vlerësimin nga qytetarët për Forcën e Sigurisë së Kosovës, si institucioni më i besueshëm.

Mehaj tha se ky është pasqyrim i ky rezultat është pasqyrim i zbatimit të duhur të objektivave me përkushtim të lartë.

“Ky rezultat është pasqyrim i zbatimit të duhur të objektivave me përkushtim të lartë, udhëhequr nga parimi i transparencës dhe llogaridhënies të plotë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës”, tha Mehaj.

Sipas Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, FSK-ja renditet e para nga qytetarët për nga besueshmëria.

83 për qind e tyre mendojnë se ushtrisë së Kosovës i takon ky epitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat