Mediumi amerikan: Pritet që BE-ja ta shqyrtojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në fillim të vitit 2023

Aktuale

Mediumi amerikan: Pritet që BE-ja ta shqyrtojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në fillim të vitit 2023

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 19:11
Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca

Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në BE do të shqyrtohet në fillim të vitit të ardhshëm, pasi Suedia të marrë presidencën në janar, shkruan mediumi amerikan “Bloomberg”.

Një burim i paidentifikuar ka thënë për agjencinë “Bloomberg” se do të duhet ta shqyrtojë me kujdes aplikacionin, duke pasur parasysh se është një temë e ndjeshme për shumë shtete anëtare, më saktë, sepse pesë nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian nuk e njohin Republikën e Kosovës.

Siç u tha, anëtarësimi në BE është një proces kompleks që zgjat me vite, dhe çdo vend evropian që pranon të promovojë vlerat e përbashkëta të BE-së, respektimin e dinjitetit të njeriut dhe të drejtave të njeriut, lirinë, demokracinë, barazinë dhe sundimin e ligjit dhe që përmbush disa kushte, të cilat quhen “kriteret e Kopenhagës”, ai ka të drejtë të aplikojë për anëtarësim, por nuk ka asnjë garanci se do të marrë një vend në BE.

Mund të kalojnë disa vite nga momenti i aplikimit deri në statusin e vendit kandidat. Në rastin e Shqipërisë kanë kaluar pesë vjet.

Sekretari spanjoll i Shtetit për Bashkimin Evropian, Pascual Navarro,  tha të martën para Komisionit të Përbashkët për BE-në në Senat se Spanja nuk e njeh Kosovën dhe për këtë arsye do të votojë kundër çdo vendimi procedural dhe dhënies së statusit kandidat për Kosovën.

Spanja është një nga pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e njohin Kosovën, së bashku me Greqinë, Qipron, Sllovakinë dhe Rumaninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat