Skandaloze: Në Spitalin e Pejës foshnja me çarçafë futet në lavatriçe

Aktuale

Skandaloze: Në Spitalin e Pejës foshnja me çarçafë futet në lavatriçe

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 19:22 Përditësuar në ora: 21:51 më 21.12.2022
Spitali i Pejës

​Spitali i Pejës, pas rastit të foshnjës së vdekur:Opinioni do të njoftohet me detaje rreth rastit

Pas bërjes publike të rastit të ndodhur një javë më parë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, konkretisht të foshnjës së lindur pa shenja jete, kanë reaguar udhëheqës të këtij institucioni shëndetësor.

Në reagim mes tjerash thuhet se, në Repartin e Gjinekologjisë të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë në mbrëmjen e datës 13.12.2022 tek një shtatzënë e shtrirë në Spitalin tonë është bërë diagnostifikimi i frytit të vdekur nga ana e mjekut kujdestar, dhe si rrjedhojë ka ndodhur një intervenim kirurgjik dhe fetusi nxirret me prerje cezariane i vdekur në javën e 32 të gestacionit.

“Rasti është ende në hetim dhe sapo që organet e hetuesisë dhe Inspektoriatit shëndetësor të dalin me konstatime e veprime përfundimtare, opinioni do të njoftohet me detaje të ngjarjes dhe me masa adekuate të parapara me ligj”, thuhet në njoftim.

Reagimi i plotë:

Deklaratë për opinion

Në Repartin e Gjinekologjisë të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë në mbrëmjen e datës 13.12.2022 tek një shtatzënë e shtrirë në Spitalin tonë është bërë diagnostifikimi i frytit të vdekur nga ana e mjekut kujdestar, dhe si rrjedhojë ka ndodhur një intervenim kirurgjik dhe fetusi nxirret me prerje cezariane i vdekur në javën e 32 të gestacionit.

Menjëherë me të ndodhur rasti organet e hetuesisë në njërën anë dhe paralelisht organet menaxheriale të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë janë duke bërë hetime të detajuara lidhur me këtë rast.

Duhet theksuar se hetimet nuk janë duke u bërë për ndërhyrjen kirurgjike apo përkujdesjen tjetër shëndetësore, por lidhur me mënyrën se si është bërë ruajtja e fetusit të vdekur, dhe tërë atë që ka ndodhur deri në dorëzim e fetusit të vdekur tek familjarët.

Spitalit të Përgjithshëm në Pejë me qëllimin që të bëjë hetime të papenguara dhe të detajuara për këtë rast deri më tani ka suspenduar 7 punonjës të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dhe është duke zhvilluar procedurat disiplinore me qëllim të zbardhjes së tërë rastit.

Rasti është ende në hetim dhe sapo që organet e hetuesisë dhe Inspektoriatit shëndetësor të dalin me konstatime e veprime përfundimtare, opinioni do të njoftohet me detaje të ngjarjes dhe me masa adekuate të parapara me ligj.

Gruaja kishte lindur në javën e 32-të – Detaje të reja për foshnjën e futur në lavatriçe në Spitalin e Pejës

Një rast i tmerrshëm ka ndodhur në Spitalin e Pejës ku një foshnje e lindur e vdekur është futur me çarçafë në lavatriçe.

Javën e kaluar një grua ka lindur fëmijën e saj në javën e 32-të, për shkak të problemeve shëndetësore.

Lindja është kryer me operacion dhe foshnja ishte nxjerr e vdekur, shkruan Gazeta Shneta.

Pas operacionit raportohet se foshnja është vendosur në hapësirat brenda sallës, dhe ndërkohë ishte ngatërruar me çarçafët ku bashkë me ta ishte futur në lavatriçe nga një punonjës i pastrimit.

Ndërsa, lajmin e konfirmoi kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, i cili tha se lidhur me rastin kanë filluar hetimet.

Ai e konfirmoi se foshnja ka qenë e vdekur kur është futur në lavatriçe.

“Po kanë filluar hetimet. Këtu është i përfshirë edhe inspektorati i Shëndetësisë, tash po këqyrim a ka persona përgjegjës për këto veprime neglizhente që kanë ndodh, a ka përgjegjësi eventuale.  Po, po foshnja ka qenë e vdekur”, tha ai.

Kryeprokurori e konfirmon rastin e tmerrshëm në Spitalin e Pejës- foshnja e vdekur u fut në lavatriçe

Një rast skandaloz u raportua se ka ndodhur në Spitalin e Pejës ku një foshnjë e vdekur është futur në lavatriçe e mbështjellur me çarçafë.

Lajmin e konfirmoi kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, i cili tha se lidhur me rastin kanë filluar hetimet.

Ai e konfirmoi se foshnja ka qenë e vdekur kur është futur në lavatriçe.

“Po kanë filluar hetimet. Këtu është i përfshirë edhe inspektorati i Shëndetësisë, tash po këqyrim a ka persona përgjegjës për këto veprime neglizhente që kanë ndodh, a ka përgjegjësi eventuale.  Po, po foshnja ka qenë e vdekur”, tha ai.

Media raportoi sonte se pakujdesia e madhe e stafit të Repartit të Gjinekologjisë, ka bërë që në lavatriçën e çarçafëve të futet një foshnje e vdekur. E njëjta u nxor copa-copa nga lavatriçja.

Babai i foshnjës mes lotësh tregoi se si neglizhenca e madhe e spitalit ka tronditur familjen e tij.

Baba i foshnjës thotë se dyshimet nga ana e tij lindën sapo pa që Spitali refuzoi ta lirojë trupin e pajetë të foshnjës. Çdo gjë pas këtij momenti, ka thelluar tragjedinë.

Babai nuk ka ndalur për asnjë çast përpjekjet për të marrë vesh të vërtetën rreth foshnjës së tij të vdekur. Por, e vërteta që mori ishte përtej asaj që ai kishte imagjinuar ndonjëherë. Ai me sytë e tij pa copëzat e mbetura nga trupi i pajetë i foshnjës së tij, pasi mes çarçafësh u nxor nga lavatriçja e Spitalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat