Konjufca: Kosova është në rrugën e duhur

Aktuale

Konjufca: Kosova është në rrugën e duhur

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 20:50
Glauk Konjufca

Në prag të festave të fundvitit, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë organizoi sot pritje për korin diplomatik në Kosovë, në të cilën mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Hapjen e eventit në emër të Komisionit për Punë të Jashtme e bëri kryetari i këtij komisioni, Haki Abazi, i cili në fjalën e tij të rastit falënderoi ambasadorët për punën dhe mbështetjen e dhënë përgjatë tërë vitit.

Ai numëroi sukseset e Komisionit, duke thënë se është bërë një punë dinamike gjatë vitit që po lëmë pas. Deputeti Abazi po ashtu përmendi liberalizimin e vizave dhe angazhimin që duhet vazhduar në mënyrë që Kosova të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe organizatave tjera ndërkombëtare.

Ndërsa kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, duke falënderuar ambasadorët dhe përfaqësuesit e tjerë diplomatikë të akredituar në Prishtinë për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës dhe qyetetarëve të saj, theksoi se partneriteti me shtetet mike po krijon të ardhme për të gjithë qytetarët e vendit tonë.

Tutje kryetari Konjufca theksoi se përkundër sfidave gjatë këtij viti, në nivel vendi dhe më gjerë, ka pasur edhe zhvillime të frytshme të cilat i kanë dhënë Republikës së Kosovës imazh shumë të mirë ndërkombëtar.

Duke uruar për një vit edhe më produktiv, kryetari Konjufca theksoi se Republika e Kosovës është në rrugën e duhur dhe se institucionet shtetërore janë dhe do të jenë gjithmonë pranë qytetarëve tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat