Vuçiq ashpërson gjuhën edhe me liderët evropianë

Aktuale

Vuçiq ashpërson gjuhën edhe me liderët evropianë

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 21:16
Aleksandër Vuçiq

Fajtorët për tensionimin e situatës në pjesën veriore të Kosovës, sipas institucioneve të vendit, janë strukturat kriminale të komanduara nga Beogradi zyrtarë. Madje këtë gjë e kanë potencuar edhe zëra ndërkombëtarë.

Por, kushdo që e potencon këtë fakt autoritete serbe po i kundërvihen menjëherë.  Së fundmi, presidenti serb Aleksandër Vuçiq, ka filluar të jetë i ashpër edhe me ndërkombëtarët.

Vuciq, ka kritikuar Turqinë për pajisjen e Kosovës me dronët “Bajraktar”, e po ashtu edhe ambasadorin gjerman në Kosovës, Jörn Rohde, i cili kërkoi heqjen e barrikadave.

Analisti Albinot Maloku thotë se Vuçiq, këtë sjellje e bënë vetëm për konsum të brendshëm në Serbi.

“Në raport me Turqinë keni parasysh ne ende nuk kemi konkretizim ende për çështjen e Bajraktarëve dhe ai dëshiron ta shfrytëzoi këtë çështje edhe për fuqizimin e vet brenda Serbisë dhe brenda sistemit atje. Kurse për Gjermaninë se ishte ambasadori i vetëm në Kosovës kohëve të fundit që pat një reagim të shëndetshëm në raport me veprimet destruktive të një subjekti politik që vepron në Kosovë, por që ka një vijë të fuqishme të bashkëpunimit siç është lista Serbe dhe këto ishin reagime për konsum politik”, tha ai.

Njohësi i çështjeve politike, Melazim Koci thotë se plani franko-gjerman, mundëson anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe  gjuha e Vuçiqit është përpjekje për t’i ikur këtij plani.

“Me planin pra në bindjen time të thellë, realizimi eventual i tij, nënshkrimi i tij, ose edhe jo nënshkrimi nga ana e Serbisë, dërgon Kosovën në NATO, ky është qëllimi përfundimtar jo njohja, është dërgimi i Kosovës në NATO dhe kjo normalisht shkakton nervozë. Dy mendoj që fajtor pjesërisht dhe bukur shumë për këtë oratori gati urrejtje të Beogradit ka edhe perëndimi. Serbia është toleruar nga viti 1999 nuk është kërkuar denazifikimi i saj, përkundrazi është toleruar që në pushtet të qëndrojnë trashëgimtarët, pasardhësit e Millosheviqit, për më shumë janë bërë investime të mëdha, ta zëmë gjermania viteve të fundit ka investuar miliarda”, deklaroi Koci.

Plani franko-gjerman, në versionin e tij të ri ka marrë edhe miratimin e 27 vendeve të Bashkimit Evropian, e përkrahjen amerikanë e ka pasur që nga fillimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat