Gashi: Situata në katër komunat veriore të Kosovës është e rrezikshme

Aktuale

Gashi: Situata në katër komunat veriore të Kosovës është e rrezikshme

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 21:36
Pamje nga veriu

Gazetari hulumtues, Kreshnik Gashi, ka thënë se situata në katër komunat veriore të Kosovës është shumë e tensionuar dhe rrezikshme.

“Është situatë ku totalisht nuk mbizotëron sundimi i ligjit, nuk ka pjesëtarë të policisë e as organe të sigurisë, edhe për fat të keq, edhe prezenca e institucioneve ndërkombëtare shumë e madhe, kjo më se shumti e ka dëmtuar komunitetin lokal atje, i cili është terrorizuar edhe është nën frikën edhe tmerrin, të cilin janë duke shkuar bandat, të cilat janë duke lëvizur në atë zonë lirshme pa u penguar nga askush”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, në katër komunat veriore të Kosovës, bandat kriminale kanë çdo gjë nënkontrollin e tyre.

“Bandat e detyrojnë daljen në Barrikada, lista në barrikada, po ashtu edhe ‘qërimi i hesapeve’ me njerëzit të cilët janë parë si bashkëpunëtorë të institucioneve të Kosovës, ose me personat të cilët janë marrë një kohë me dëncuar të krimit, tash bandat kriminale janë kthyer kundër tyre”, ka thënë ai.

Gashi ka theksuar se bandat kriminale janë duke i rrëmbyer njerëzit në katër komunat veriore të Kosovës, për t’i “qëruar hesapet” me ta.

Më tej, ai ka shtuar se serbët lokalë janë totalisht të pasigurt, pasi ata në të kaluarën kanë pasur mundësi të telefonojnë për ndihmë, por sipas tij, tani ata nuk kanë kë ta telefonojnë.

Ai ka përfunduar duke thënë se “Policia e Kosovës i ruan vetëm objekte të cilat i ka ndërkomandë në katër komunat veriore të Kosovës, ndërsa KFOR-i ka patrullime shumë të limituara edhe nuk merret me sigurinë publike”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat