Rasti i foshnjës së vdekur në Spitalin e Pejës, suspendohen 7 punonjës

Aktuale

Rasti i foshnjës së vdekur në Spitalin e Pejës, suspendohen 7 punonjës

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 21:50
Ilustrim

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se shtatë punëtorë të këtij spitali janë suspenduar pas raportimeve se dyshohet se një foshnje e lindur pa shenja jete është futur në rrobalarëse e mbështjellë me çarçafë nga personeli mjekësor.

Sipas njoftimit, në mbrëmjen e datës 13 dhjetor tek një shtatzënë është bërë diagnostikimi i frytit të vdekur dhe si rrjedhojë ka ndodhur një intervenim kirurgjik dhe fetuesi është nxjerrë me prerje cezariane i vdekur në javën e 32 të gestacionit.

Spitali i Pejës bën të ditur se janë duke u bërë hetimet lidhur me mënyrën se si është bërë ruajtja e fetusit të vdekur dhe çfarë ka ndodhur deri tek dorëzimi te familjarët.

“Menjëherë me të ndodhur rasti organet e hetuesisë në njëren anë dhe paralelisht organet menaxheriale të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë janë duke bërë hetime të detajuara lidhur me këtë rast. Duhet theksuar se hetimet nuk janë duke u bërë për ndërhyrjen kirurgjike apo përkujdesjen tjetër shëndetësore, por lidhur me mënyren se si është bërë ruajtja e fetuesit të vdekur, dhe tërë atë që ka ndodhur deri në dorëzim e Fetuesit të vdekur tek familjarët”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se rasti vazhdon të jetë nën hetime.

“Spitalit të Përgjithshëm në Pejë me qëllimin që të bëjë hetime të papenguara dhe të detajuara për këtë rast deri më tani ka suspenduar 7 punonjës të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dhe është duke zhvilluar procedurat disiplinore me qëllim të zbardhjes së tërë rastit. Rasti është ende në hetim dhe sapo që organet e hetuesisë dhe Inspektoriatit shëndetësor të dalin me konstatime e veprime përfundimtare, opinioni do të njoftohet me detaje të ngjarjes dhe me masa adekuate të parapara me ligj”, bëhet e ditur në njoftim.

Sipas raportimeve të mediave në vend, pakujdesia e madhe e stafit të Repartit të Gjinekologjisë, ka bërë që në lavatriçën e çarçafëve të futet një foshnje e vdekur. E njëjta u nxor copa-copa nga lavatriçja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat