“Foshnja ishte e vdekur” – Kryeprokurori i Pejës jep detaje për ngjarjen tronditëse në Pejë

Aktuale

“Foshnja ishte e vdekur” – Kryeprokurori i Pejës jep detaje për ngjarjen tronditëse në Pejë

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 21:55
Agim Kurmehaj

Një rast skandaloz u raportua se ka ndodhur në Spitalin e Pejës ku një foshnjë e vdekur është futur në lavatriçe e mbështjellur me çarçafë.

Lajmin e konfirmoi kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, i cili tha se lidhur me rastin kanë filluar hetimet.

Ai e konfirmoi se foshnja ka qenë e vdekur kur është futur në lavatriçe.

“Po kanë filluar hetimet. Këtu është i përfshirë edhe inspektorati i Shëndetësisë, tash po këqyrim a ka persona përgjegjës për këto veprime neglizhente që kanë ndodh, a ka përgjegjësi eventuale. Po, po foshnja ka qenë e vdekur”, tha ai.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka thënë se po kryhen hetime nga Prokurori i Shtetit dhe Inspektoriati i Shëndetësisë.

“Nga ankuesi, Policia ёshtё informuar pёr njё rast i cili ka ndodhur nё Spitalin Rajonal nё Pejё. Policia menjёherё ka dalё nё vendngjarje, Prokurori i Shtetit, gjithashtu. Nё vendngjarje kanё dalё edhe inspektorёt e shendetёsisё. Rasti, me urdhёr tё Prokurorit tё Shtetit, ёshtё duke u hetuar nga Prokurori i Shtetit dhe inspektorёt e shendetёsisё” thuhet në përgjigjen e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat