Presidenca reagon pas deklaratave të Vuçiqit: Serbia ka humbur arsyen

Aktuale

Presidenca reagon pas deklaratave të Vuçiqit: Serbia ka humbur arsyen

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 22:12
Blerim Vela dhe Vjosa Osmani

Blerim Vela, shef i Kabinetit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksanadar Vuçiq, i cili kishte thënë se “barrikada do të largohen kur të themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nga Kosova”.

Sipas Velës, me këto deklarata, Vuçiq e ka konfirmuar se ai qëndron prapa grupeve kriminale, të cilat kanë vendosur barrikada në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës.

“Vuçiq është në gjendje të dëshpëruar për të justifikuar urdhrin e tij ndaj strukturave ilegale në Kosovë për të ngritur barrikada në veri”, ka thënë Vela.

“E vërteta është se nuk ka asnjë arsye që të ekzistojnë barrikada, përveç që Vuçiq t’i përdorë ato për të kërcënuar paqen në Kosovë dhe rajon”, ka shtuar ai.

Më tutje, ai përfunduar duke thënë se “Serbia e ka humbur totalisht komplotin e saj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat